| Vasili: S'ka rrezik epidemie në Shkodër |
|
|
|
| e martë , 19 janar 2010 | |
Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, garantoi ne emisionin “Kontrast”, se ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres nuk ka rrezik epidemie. Ai tha se po merren te gjitha masat, qe do te shmangnin cdo lloj pasoje per banoret e ketyre zonave.
"Nuk kemi asnje shfaqje qe na ben te dyshojme per epidemi, por kjo nuk na ka bere per asnje cast qe ta mendojme situaten me risk te ulur. E konsiderojme me risk te shtuar. Kontrolli i ujit te pijshem, masat dezifektuese, kufizimet e kontaktit me zonat qe mund te jene te infektuara, jane nderhyrjet klasike. Deri ne kete moment ne nuk kemi identifikuar zona me problematike te larte, ne e kemi konsideruar qarkun njelloj me risk te shtuar, nuk jemi cliruar nga shqetesimi qe duhet ta mbajme kontrollin shume te forte", tha ministri Vasili. Ne emisionin “Kontrast” ishte edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, qe beri te ditur se kriteret per demshperblimet do te vendosen diten e merkure ne mbledhjen e qeverise. Ai tha se ekzekutivi do te garantoje demshperblimin 100 per qind te banoreve te prekur. "Kriteret do te miratohen besoj te merkuren ne mbledhjene qeverise, shtabi i emergjences eshte duke punuar. Ekzistojne modelet e meparshme qe ne kemi aplikuar, po punojme me to duke pasur parasysh qe eshte nje situate qe ka implikuar demtime ne godina banimi, ne kulturen bujqesore, ne do te percaktojme kriteret te merkuren po ajo qe vlen me shume per banoret nuk eshte miratimi teorik i kritereve, po vullneti i konfirmuar politik i kesaj qeverie qe ne do te shperblejme banoret per ate qe pesuan. Eshte ende heret per te folur per nje fature te perafert", tha ne "Kontrast" ministri Olldashi. Edlira Sulejmani |
|
| Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 ) |
| Tjetri > |
|---|







Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, garantoi ne emisionin “Kontrast”, se ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres nuk ka rrezik epidemie. Ai tha se po merren te gjitha masat, qe do te shmangnin cdo lloj pasoje per banoret e ketyre zonave.
