Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Korrupsion, arrestime në Fier dhe Pogradec PDF Printoni E-mail
(4 vota)
e premte , 30 korrik 2010
ImageOperacioni i koduar "Liqeni i pastër" coi në arrestimin e dy personave, Meardi Berberi, dhe Aleks Hamzallari, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica jep detaje të operacionit.

"Veprimet hetimore ndaj këtyre shtetasve kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në qytetin e Pogradecit, të cilit këta shtetas i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë atë", bëri të ditur Plangarica.

Ndërkohë në një tjetër operacion të koduar "Shkodrani" u arrestuan dy mjekët Tushe Qalliu dhe Leon Shpataraku, të dy me funksion anëtar i Komisionit të Paaftësisë për Punë.

"Këta shtetas akuzohen për veprën penale "Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Finalizimi i ketij operacioni u be si rezultat i nje hetimi disa mujor, në fokus të të cilit  ishte Komisioni i Trajtimit të Aftësive për Punë pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore Qarku Fier. Te tre këta shtetas në periudha kohore të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar funksionin e tyre, kanë përvetësuar shuma të ndryshme monetare në favor të dhënies së të drejtës për t’u trajtuar si të paaftë për punë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore", tha Plangarica.

Denada Shkodrani
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë