Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Kriza politike, BE: Të gjendet zgjidhja brenda 18 marsit PDF Printoni E-mail
(22 vota)
e shtunë , 13 mars 2010
Image Zgjidhje për krizën politike deri në 18 mars, kur do votohen dy projktligjet e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve. Kërkesa e qartë dhe e prerë e Bashkimit Europian u artikulua në Tiranë nga  Drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, gjatë mbledhjes Komitetit te Stabilizim Asociimit. Sipas tij të gjitha progreset e Shqipërisë gjatë këtij viti janë shumuar totalisht nga mosmarrëveshjet politike.

 “Ajo qe tani ka shume rendesi eshte qe në ditët në vazhdim nga Komisioni i Ligjeve te mbahet nje qendrim konstruktiv. Gjithashtu kjo kerkohet dhe nga i gjithe parlamenti. Kryetarja e parlamentit mund te luaje nje rol kyc, ne menyre qe te siguroje per arritjen e nje zgjidhjeje permanente, qe eshte shume e rendesishme te arrihet deri ne 18 mars” tha Pierre Mirelle.

Drejtori i përgjithshëm  për Zgjerimin në Komisionin Europian, Pierre Mirel i ka bërë apel të fortë politikës shqiptare të gjejë kompromisin para vizitës së komisionerit Fulle. Sipas tij “kompromisi politik është fjala kyce për integrimin ne BE”.

“Mua do te dukej e pafalshme, nese ne daten 19, ne viziten e pare ne Tirane te komisionerit te zgjerimit, nuk do te jete gjetur nje zgjidhje. Mendoj se ne nuk do te na pelqeje kjo. Prandaj mendoj se duhet te kerkohen te gjitha rruget per gjetjen e kompromisit ne menyre qe te arrihet nje zgjidhje e perhershme deri ne daten 18 mars” tha Mirel.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe ambasadori spanjoll Montobio, vendi i të cilit kryeson unionin këtë gjashtë mujor.“Marrveshjet të mos gjenden vetëm në këtë tavolinë, por dhe në parlament. Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, por fillimisht duhen kapërcyer mosmarrëveshjet politike. Kjo është pika e nisjes për Shqipërinë" tha Montobio.

Ky ishte takimi i parë i komitetit të Stabilizim- Asocimit, pas nënshkrimit të MSA. Konkluzionet e këtij takimi do t’i përcillen Këshillit të Stabilizim- Asocimit, i cili më pas do përgatisë dhe opinionin për Shqipërinë.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 13 mars 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë