|
Kriza, PS: Berisha të ulet në tryezë pa kushte |
|
|
|
|
e hënë , 08 shkurt 2010 |
Ndërsa presidenti Topi vazhdon bisedimet me ambasodorët e huaj në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike në vend, Partia Socialiste i bën thirrje kryeministrit Berisha të ulet në tryezën e bisedimeve pa kushte. Sajmir Tahiri thotë se lideri demokrat duhet të veprojë për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend.
“Vetë tryeza e dialogut, të cilën Sali Berisha vazhdon ta anashkalojë me
pretekste që në të vërtetë nuk kanë të bëjnë as me Kushtetutën e as me
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk zgjidh përfundimisht as krizën e
demokracisë e shtetit ligjor, as krizën institucionale e as krizën
ekonomike, por vetëm i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare duke vendosur
në themel garantimin e votës së lirë. Tashmë në fund të karrierës së tij
politike, i bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha të lërë xhirot e dimrit
e lojërat me topa bore, të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut
e të bëjë gjithçka është e mundur për t’i hapur rrugë zgjidhjes së
krizës politike dhe institucionale, krizës së demokracisë e shtetit të
së drejtës, si dhe krizës ekonomike e sociale që po mbyt shqiptarët dhe
sipërmarrjen private” tha Tahiri.
Deputeti socialist thekson gjithashtu
se procesi elektoral i 28 qershorit nxori në pah domosdoshmërinë për
dhënien fund në të ardhmen manipulimit të zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ky
proces ‘fillon me transparencën e plotë dhe të pakushtëzuar të
zgjedhjeve të 28 Qershorit’.
|
|
Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 shkurt 2010 )
|