Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Lëvizja për Mendimin Ndryshe: Fronti opozitar, i dështuar PDF Printoni E-mail
(10 vota)
e mërkurë , 10 shkurt 2010
Image Ne “Studio e Hapur” ne Alsat deputetet socialiste Arben Malaj, Kastriot Islami si dhe analistet Lorenc Vangjeli dhe Adri Nurellari kane debatuar per krizen politike ne vend, zhvillimet brenda Partise Socialiste dhe per tryezen e negociatave mes Rames dhe Berishes tek presidenti. Ata kane folur per rruget qe mund te zgjedhin palet per te arritur tek kompromisi. 

“Teorikisht ka dy opsione, e para ku secila palë lëshon dicka, por arrihet një dalje nga kriza që i shërben të gjithëve ose ka një lloj negociatash ku palët janë kategorike dhe njëra kërkon qartë 100% që do të thotë humbje për tjetrin 100%. Në këto raste teorikisht, dhe në eksperiencat ndërkombëtare ai që është fituesi i këmbënguljes me 100% ka një fitore të përkohshme që është edhe rrënja e krizës së tij të ardhshme” tha Malaj.

“Ka edhe një mundësi për zgjidhjen e krizës. Besoj që do të jetë kjo mundësia që për mua ka gjasat më të mëdhaja që  të hapen kutitë dhe të investigohen vetëm materialet zgjedhore dhe jo fletët e votimit” tha Islami.

“Kanë për të rënë dakort sepse për sa kohë hyn Brukseli dhe Strasburgu ka për t’u zgjidhur” tha Nurellari.

“Përtej asaj që do të diskutohet, përtej asaj që mund të vendoset ngjan se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme” tha Vangjeli.

“Ky opsion që thotë zoti Vangjeli është më tepër një dëshirë dhe një thashethem i përhapur në Partinë Socialiste” tha Islami.

Arben Malaj dhe Kastriot Islami, perfaqesues te Levizjes per mendimin ndryshe mendojne se aktualisht ne partine socialiste ka mungese demokracia. Levizja e Edi Rames per krijimin e frontit opozitar sipas Islamit nuk garanton sukses elektoral.

“Ky front ka një problem. Kur takohet pothuajse çdo ditë, madje në restorante apo në hotele luksoze, takohet kryetari i PS me personazhe që kanë luftuar kundër PS deri në datën 28, ndërkohë që ne deri në datën 28 edhe më tutje kemi luftuar për suksesin e PS dhe vazhdojmë të luftojmë për suksesin e PS. Konkretisht zoti Rama e ka më të lehtë të takojë zotin Ngjela se sa të takojë zotin Blushi apo të takojë zotin Nard Ndoka se sa të takojë zotin Harasani, Bello apo ndonjë tjetër nga ne. Pra e ka shumë më kollaj të hajë drekë me këta dhe të takohet se sa të bëjë një mbledhje kryesie” tha Islami.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 10 shkurt 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë