Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
LSI, Rama: Zgjidhja e krizës përmes dialogut politik PDF Printoni E-mail
(14 vota)
e hënë , 08 shkurt 2010
Image Zgjidhja e ngërçit politik në vend mund të arrihet vetëm përmes dialogut institucional. Kështu i përgjigjet LSI paralajmërimit të socialistëve për protesta në rast të dështimit të tryezës së bisedimeve mes Berishës e Ramës. Sekretari për marrëdhëniet publike në LSI Luan Rama e vlerësoi absurd dhe të pakuptimtë realitetin e krijuar për shkak të bojkotit të parlamentit nga deputët socialistë, ndërsa theksoi se kërcënimet dhe imponimi përmes mitingjeve nuk është rruga për kapërcimin e krizës.

“Realiteti i krijuar për shkak te bojkotit te Parlamentit prej lidershipit te Partisë Socialiste është sa absurd aq edhe i pakuptimte, sepse stonon e iu bie ndesh aspiratave europiane te qytetareve shqiptare, te cilët presin te mësojnë jo se kur e ka mitingun e rradhës Edi Rama, por se kur do te behet i mundur liberalizimi i vizave qe edhe ata te lëvizin te lire si bashkëqytetarët e familjes europiane. LSI vazhdon t’i përmbahet me seriozitet pikëpamjes se vetëm dialogu institucional dhe transparent e jo gjuha e kërcënimit dhe e imponimit përmes mitingjesh  është rruga europiane qe na shpie drejt zgjidhjes dhe kapercimit te impasit politik. LSI e mbështet dhe vazhdon ta inkurajoje Presidentin e Republikës duke e siguruar ate ne partneritetin e plote dhe pa kushte” tha Rama.

Ai tha më tej se kërkesa e Edi Ramës për takim te ngushte me kreun demokrat nuk përbën problem për LSI, por shtoi se lideri socialist është zëdhënës e mbrojtjes i interesave te ngushta, prej nga lindin edhe zgjidhje te deformuara.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë