Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
mobitel.jpg
Milo-Biberaj: Si vjen zgjidhja e krizës. Tryeza, kur vijnë zyrtarët e KiE-së PDF Printoni E-mail
(12 vota)
e martë , 02 shkurt 2010
Image Tryeza e Presidentit Topi per zgjidhjen e krizes politike ne vend mund te realizohet ne ditet e ardhjes se delegacionit te nivelit me te Larte te Keshillit te Evropes ne Tirane. Ky eshte konkluzioni i dy prej politikaneve shqiptare qe i njohin shume mire raportet e Shqiperise me Keshillin e Evropes, Paskal Milo dhe Aleksander Biberaj, te cilit dje ne mbremje ishin ne studion e emisionit “Kontrast”. Por sipas Milos, negociatat duhet te nisin para se ky delegacion te vije ne Shqiperi, pasi nese nuk ka levizje per fillimin e negociatave, Strazburgu mund te anulloje kete vizite. Ne anen tjeter Biberaj sugjeron qe palet duhet te ulen ne tryezen e kreut te shtetit pa kushte. 

Ceka: Ja si është negociuar për krizat

“Mendoj që do të ketë një tryezë nën kryesinë e presidentit të republikës, një tryezë që nuk do premtojë shumë. Një tryezë e cila do te ndodhet nën presionin e ndërkombëtarëve për të arritur në një zgjidhje, por që do të jetë e vështirë për sa kohë që të dy palët do të mbajnë pozita ekstreme dhe në mënyrë të veçantë në një kohë që mazhoranca përjashton mundësinë e hapjes së kutive ose mundësinë e transparencës së procesit hetimor parlamentar pa kufizime” tha Milo.
Kreu i PDS shprehet më tej se beson qe tryeza do të zhvillohet gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë të delegacionit të nivelit të lartë të KiE. “Unë besoj se atëherë do të jetë për sa kohë thuhet se brenda dhjetëditëshit të muajit shkurt delegacioni i KiE do të vijë këtu. Por ka dhe një mundësi tjetër hipotetike. Delegacioni i KiE mund edhe të mos vijë për sa kohë që nuk do të ketë një konsensus për hapjen e negociatave në tryezë. Shtrohet pyetja, delegacioni i KiE pse do të vijë në Shqipëri? Për të bërë një show politik? -Jo nuk vjen. Atëherë do të vijë në momentin që do të sigurohet që ka një produkt, që ka një rezultat sepse edhe KiE nuk do të kompromentojë veten e vet duke ndëmarrë një vizitë të nivelit të tillë të lartë, të paparë ndonjëherë në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, dhe nuk investohen gjithë ata njerëz që do vijnë të nivelit të lartë politik për të bërë një shëtitje në Shqipëri dhe për të dështuar” tha Milo.

“Rezoluta parlamentare e Asamblesë së Këshillit të Europës duhet të jetë udhërrëfyes për politikën shqiptare, qoftë për mazhorancën, qoftë për opozitën. Hapi i parë mendoj duhet të jetë pjesëmarrja në tryezën e presidentit të republikës si e mazhorancës ashtu edhe e opozitës në nivelet e tyre më të larta. Për të filluar negociatat mendoj që PS nuk duhet të vërë kushte, por të ulet pa kushte dhe pastaj gjërat diskutohen rrugës. Nuk mund të fillohen negociata me kushte, por të ulen në tryezën e presidentit. Nuk është e thënë vetëm PD apo PS. Asambleja rekomandon partitë e një spektri më të gjerë për t’u përpjekur për të gjetur një zgjidhje. Kjo do të ishte mirë të bëhej brenda kësaj jave pa ardhur delegacioni i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të KiE. Nëse nuk ndodhë derisa të vijë delegacioni mund të ndodhë edhe në praninë e tyre, por nuk është serioze. Është dëmtim i rëndë i imazhit. Momenti i dytë ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjes. Zgjidhja presupozon komision hetimor dhe futje të opozitë në parlament dhe ky moment do të shënojë edhe fundin e krizës në mënyrë që demokracia shqiptare të ecë në rrugën e vet të normalitetit” tha Biberaj.

Azhornuar së fundi ( e martë , 02 shkurt 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

AKTUALITET

article thumbnailMontobbio: Hyrja e opozites, hap pozitiv. Palet te gjejne zgjidhje ne kuvend

e premte , 26 shkurt 2010

Ambasadori i Spanjës në Tiranë Manuel Montobbio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, e vlerëson një hap pozitiv futjen e...

Artikuj të tjerë