| Montobbio: Hyrja e opozites, hap pozitiv. Palet te gjejne zgjidhje ne kuvend |
|
|
|
| e shtunë , 27 shkurt 2010 | |
Ambasadori i Spanjës në Tiranë Manuel Montobbio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, e vlerëson një hap pozitiv futjen e opozitës në Parlament dhe dorëzimin nga ana e saj te dy nismave ligjore. Ai foli në Ora 20:00 në Alsat për lëvizjen më të fundit politike, në Tiranë. Sipas tij tani lidërshipi politik në Shqipëri ka mundësi të arrijë një marrëveshje dhe kjo duhet të ndodh në Parlament. Sipas ambasadorit maxhoranca dhe opozita duhet të përfitojnë nga kjo situatë në të kundërt vazhdimi i krizës do të jetë më kosto për vendin.
Zoti Ambasador ju keni ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri për shkak se Spanja mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe keni qenë aktiv në deklarimet tuaja. Dje opozita hyri dhe doli nga Parlamenti, cili është vlerësimi juaj dhe i Bashkimit Europian për këtë zhvillim politik? Bashkimi Europian ka bërë një deklaratë publike në të cilën ka shprehur opinionin e vet, dhe ne konsiderojmë se situata politike në Shqipëri duhet të tejkalohet nga lidërshipi politik shqiptar, dhe që veprime të caktuara duhet të ndërmerren që të mos ketë një ngërc politik që të kushtëzoj interesat kombëtare të Shqipërisë. Hapat e tjerë që Shqipëria duhet të hedhë dhe që Bashkimi Europian dëshrion që ajo te hedhë duhet të jenë ato të avancimit. drejt perspektivës europiane. Në këtë kuptim hapi i ndërmarrë është një prej veprimeve që ne po kërkonim, dhe përbën një fakt pozitiv të cilin e përshëndesim dhe e përgëzojmë, pasi në çdo moment kemi thënë se ngërci politik duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe se vendi i dialogut është parlamenti.Në këtë kontekst kjo na duket një gjë pozitive. Besoj që është pozitive sepse hap një dritare mundësish për zgjidhjen e krizës politike aktuale dhe në këtë kuptim rezultati i diferencave politike duhet të jetë një marrëveshje.Në çdo demokraci marrëveshjet politike përkthehen në ligje.Fakti që ekziston një propozim, një projektligj që është hedhur në tavolinë na duket faktor pozitiv. Ky projektligj përmes të cilit kërkohët të ngrihet një një komision parlamentare është pritur nga maxhoranca, duke i ofruar opozitës shumicën drejtuese brenda këtij komisioni. Pra ekziston një moment i vecantë që duhet përfituar dhe e nxisim lidërshipin shqiptar të përfitojë sa më shumë nga ky moment, dhe të arrijnë në një marrëveshje përfundimtarë që bën të mundur normalizimin e jetës politike, dhe të përqendroj përpjekjet në hapat dhe sfidat që Shqipëria duhet të përballoj në një afat të shkurtër për të avancuar në realizimin e përspektivës së saj europiane. Të jemi më të drejtpërdrejtë, ju flisni për një marrëveshje që nuk u arrit tek presidenti, as me delegacionin e Këshillit të Europës. Si mendoni se do të arrihet një marrëveshje pasi deri tani kemi vetëm një lëvizje të njëanshmë të opozitës që ofron atë që gjithmonë ka kërkuar nga ana tjetër maxhoranca vazhdon të mbaj të njëjtin qendrim. Ju thoni që ka një hap përpara por në fakt duket se kemi mbetur në vend? Është bërë një hap përpara dhe jam i bindur për këtë gjë. Të gjithë hapat paraprakë duhet të çojnë në një situatë finale dhe që është se nëse duhet të ngrihet një komision parlamentar lidhur me ç’ka ngjarë në zgjedhjet e shkuara që është një gjë për të cilën të dy palët kanë qenë dakord prej disa muajsh por pikërisht për këtë nuk ka marrëveshje prandaj dhe jemi në këtë situatë sot. Dhe të themi se tani lufta është se cili është mandati i këtij komisioni por gjithsesi ku duhet të aprovohet kjo gjë është në parlament dhe për këtë duhet të jesh në parlament. Por opozita nuk është në parlament? Opozita ka dërguar një propozim në parlament dhe ajo që duhet të ketë rëndësi dhe që të vlerësohët është që në bazë të këtij propozimi duhet të ketë një marrëveshje që të lejojë të zgjidhet ashtu siç kemi thënë në deklaratën tonë këtë ngërc politik . Ne mendojmë se situata mund të zgjidhet vetëm në një mënyrë duke pasur vullnet politik për të bërë marrëveshje dhe atë duhet ta bëjë maxhoranca dhe opozita të tjerët janë ndërmjetues. Por në një demokraci të zgjedhur nga populli për tu përfaqësuar janë pikërisht deputetët dhe ata që duhet të bien dakord për ligjet. Në vizitën e saj të fundit në Beograd, baronesha Ashton përfaqësuesja e marrëdheniëve me jashtë në Bashkimin Europian duke ju referuar Shqipërisë tha se ajo është në favor të dialogut politik konstruktiv duke u fokusuar në mënyre konstruktive në arritjen e një marrëveshje dhe kjo varet nga palët që duhet të bëjnë marrëveshjen që janë maxhoranca dhe opozita. A jeni optimist se jemi pranë zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri? Sic e thashë ka një dritare mundësish dhe ajo që duhet të pyesim në mënyrë konstruktive është se çfarë mund të bëhet në këtë moment dhe është përfitimi nga kjo mundësi që na jepet për të gjetur një zgjidhje dhe shpresoj të ketë një ndërgjegje të kostos që ka për vendin humbja e kësaj mundësie. Intervistoi: Eni Vasili |
|
| Azhornuar së fundi ( e shtunë , 27 shkurt 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Ambasadori i Spanjës në Tiranë Manuel Montobbio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, e vlerëson një hap pozitiv futjen e opozitës në Parlament dhe dorëzimin nga ana e saj te dy nismave ligjore. Ai foli në Ora 20:00 në Alsat për lëvizjen më të fundit politike, në Tiranë. Sipas tij tani lidërshipi politik në Shqipëri ka mundësi të arrijë një marrëveshje dhe kjo duhet të ndodh në Parlament. Sipas ambasadorit maxhoranca dhe opozita duhet të përfitojnë nga kjo situatë në të kundërt vazhdimi i krizës do të jetë më kosto për vendin.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.