Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Personat me aftësi të kufizuar, realizohen 23 % të masave PDF Printoni E-mail
(12 vota)
e martë , 09 mars 2010
Image Detyrimet dhe te drejtat e personave me aftesi te kufizuara ne vendin tone, ende nuk kane gjetur zbatimin e duhur nga strukturat perkatese. Ne nje prezantim te raportit, te monitorimit per zbatimin e strategjise kombetare te personave me aftesi te kufizuar, thuhet se nga 95 masa, per tu realizuar ne afate te caktuara ne kete dokument, vetem 11 jane realizuar mire ndersa 23 për qind e tyre nuk kane filluar te zbatohen ende. Raporti evidenton se ende ka probleme ne shërbimet shendetesore, arsimore, dhe ato te punësimit, per personat me aftesi te kufizuar. Ministri i Punes Spiro Ksera thote se ka kaluar me se nje vit, me pare fondi per kete kategori eshte rritur. Nderkohe qe kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, u shpreh se do te permiresohen shërbimet qe i ofrohen kësaj kategorie.

"Me nje sherbim shendetesor pa performancen e duhur nuk mund ti afroje dhe kategorive te tjera me me pak kerkesa shendetesore ate qe duhet, dhe jo me nje kategorie me kerkesa te shtuara, ate qe ata presin. Se dyti, edhe kjo si nje sfide brenda sfides, vete sistemi shendetesor dhe operatoret e tij duhet te njohin gjithnje dhe me mire specifikat e trajtimit te kesaj kategorie", u shpreh Petrit Vasili, minister i Shendetesise.
 
"Qeveria qe nga viti 2005 ka rritur mbeshtetjen financiare me mbi 50 per qind per te gjitha kategorite e personave. Per vitin 2010 eshte programuar nje fond prej 11.441 miliarde leke ose 24 per qind me shume se ne vitin 2009", tha Spiro Ksera, minister i Punes.

Ne prezantimin e këtij raporti, ka mare pjese dhe shefi delegacionit te KE ne vendin tone Helumt Lohan, i cili u shpreh se strukturat perkatese te qeverise, asaj qendrore dhe vendore, te punojne me shume ne rruget e Tiranes, por edhe te gjithe vendit, ne fushen e sinjalistikes, pasi ky eshte vertet nje problem per personat me aftesi te kufizuar.

Edlira Sulejmani
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë