Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
PS, Brace: Protesa, Shqipëria në krizë PDF Printoni E-mail
(5 vota)
e mërkurë , 10 mars 2010
Image Deputeti socialist Erjon Brace i kerkoi qytetareve te kontrollojne faturat e energjise, pasi kilovatet e harxhuar ne dhjetor po faturohen ne janar dhe shkurt, pasi ne 2010 cmimi i energjise eshte me i shtrenjte. "Kjo vjedhje e përllogaritur me rezervë, arrin në 4 miliard lekë të vjetra por zë gati 10-15% të vlerës së faturuar në muajin janar",deklaroi Erjon Brace, deputet i PS-se.

Vjedhja me faturat e energjise arrin deri ne shifren 4 miliard leke te vjetra tha Erjon Brace. "faturat e reja të muajit shkurt, janë edhe më të mëdha në vlerë parash se ato të janarit. Kjo, në kushtet e një kursimi  të deklaruar nga pjesa dërrmuese e konsumatorëve familjare! Ky fakt, shton dyshimet për grumbullim të kilovatëve të energjisë së konsumuar në nëntor- dhjetor, nëpër sahatet matës familjare, për t’u faturuar me cmimin e ri e të shtrenjtë në janar- shkurt. Po i bëj thirrje cdo qytetari të verifikojë në faturat e nëntor dhjetorit pikërisht këtë fakt për të kuptuar se si vidhet për herë të tretë me faturat e energjisë elektrike në muajt janar dhe shkurt të këtij viti", vijoi ai.

Duke krahasuar krizen greke me ate shqiptare Brace beri thirrje per protesta: "Në Greqi njerëzit janë në rrugë se po humbin pagën dhe pensionin e 14-të, kurse në Shqipëri qytetarët, përmes zhvlerësimit të lekut, inflacionit real, po humbin pagën dhe pensionin e 9-të duke grabitur në ekstrem paratë e cdo familje".

Dorian Kodra
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë