| Qeveria, tjetër rritje për rrogat dhe pensionet |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate mbledhjes se qeverise se rrogat dhe pensionet do te rriten serish. Ndersa nuk sqaroi nivelin e rritjes por sipas nje llogjike te thjeshte kjo pritet te ndodhe ne mesin e vitit kur edhe miratohet buxheti shtese."Ka dhe një vendim për pagat, për të cilat më duhet të theksoj se do të rriten. Gjithashtu edhe pensionet do të rriten. Qytetarët shqiptarë duhet ta kenë shumë të qartë zotimin para tyre. Sa të na votojnë do të kenë rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo është një kontratë të cilës ne i qëndrojmë" tha Berisha.• FMN: Koha për program konservativ Nderkohe qeveria miratoi vendimin per deklarimin e te ardhurave personale te qytetareve ne favor te asaj qe kryeministri e cilësoi si transparenca universale dhe qe sipas tij do te jete separi ne sherbim te qytetarit i cili do te lehtësohet nga taksat e tepërta. "Sot ne vendosim per krijimin e Avokatit të Tatimpaguesve dhe Këshillit Konsultativ Tatimor. Jane dy institucione shumë të rëndësishme për rritjen e transparencës në sistemin fiskal, modernizimin e këtij sistemi, shlyerjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit, por edhe shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj tyre. Mbi bazën e tij, ato do të detyrohen t’u paguajnë qytetarëve në fund të vitit, të gjitha taksat e tepërta që kanë paguar, pasi qytetarët paguajnë taksa në çdo gjë që blejnë. Ata do të mbledhin faturat dhe në fund do të kenë të drejtë, në përputhje me të ardhurat e tyre, të marrin detyrimet që kanë paguar me tepricë" tha Berisha. Nderkohe nje tjeter vendim i qeverise ishte ngritja e komisionit te prokurimeve publike qe do te merret me ankimimet te cilat me pare shqyrtoheshin nga agjensia e prokurimeve. Bledian Koka |
|
| Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 10 mars 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate mbledhjes se qeverise se rrogat dhe pensionet do te rriten serish. Ndersa nuk sqaroi nivelin e rritjes por sipas nje llogjike te thjeshte kjo pritet te ndodhe ne mesin e vitit kur edhe miratohet buxheti shtese."Ka dhe një vendim për pagat, për të cilat më duhet të theksoj se do të rriten. Gjithashtu edhe pensionet do të rriten. Qytetarët shqiptarë duhet ta kenë shumë të qartë zotimin para tyre. Sa të na votojnë do të kenë rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo është një kontratë të cilës ne i qëndrojmë" tha Berisha.
Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.