| Rama në Strasburg: Liberalizim vizash për shqiptarët |
|
|
|
| e mërkurë , 10 mars 2010 | |
Gjate dy diteve takimesh ne Strasburg, me socialistet europiane Edi Rama nuk foli vetem per transparencen e zgjedhjeve ne Shqiperi por kerkoi edhe mbeshtetje per liberalizimin e vizave te vendit tone me Bashkimin Europian. Ai gjithashtu mbajti një fjalim në mbledhjen e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve.• Vizat, deputetët socialistë nesër në Kuvend “Dy janë çështjet e mëdha që na kanë sjellë këtë herë këtu në Parlamentin Europian; transparenca e zgjedhjeve të shkuara për të mos lejuar që të ardhmet t'ju ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët. Është shumë e rëndësishme që Europa ta mbështesë procesin e transparences; Europa ta mbështesë betejën me korrupsionin elektoral; Europa ta mbështesë problemin madhor të ndarjes nga një e shkuar dramatike zgjedhjesh të deformuara e të konstetuara. Ashtu sikundër është shumë e rëndësishme që Europa e gjitha ta mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë më për një politikë të vjetër dhe të verbër, që i mban ende mbyllur, i mban ende të izoluar në mes të një Ballkani që është çliruar përfundimisht, ku të gjithë lëvizin lirisht” tha Rama. Sipas njoftimit per shtyp te Partise Socialiste, kreu i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Martin Schultz, mirëpriti kthimin e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, sikurse shpreson që partitë e qeverisë shqiptare do t’i japin tashmë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Dorian Kodra |
|
| Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 10 mars 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Gjate dy diteve takimesh ne Strasburg, me socialistet europiane Edi Rama nuk foli vetem per transparencen e zgjedhjeve ne Shqiperi por kerkoi edhe mbeshtetje per liberalizimin e vizave te vendit tone me Bashkimin Europian. Ai gjithashtu mbajti një fjalim në mbledhjen e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve.
Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.