Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Situata politike, Ceka: Ja si është negociuar për krizat PDF Printoni E-mail
(15 vota)
e hënë , 01 shkurt 2010
Image Gjatë historisë së pluralizmit 15-vjeçar, krizat politike kanë qenë konstante në Shqipëri. Dhjetëra mediatorë të huaj ndihmuan në zgjidhjen e tyre,  disa të tjerë dështuan. Pas afro dy dekadash, pas zgjedhjeve të para të lira, politika përballet me të njëjtën sfide, mungesën e dialogut dhe presionin në rritje të diplomatëve për të gjetur zgjidhjen. Sipas politikanit Neritan ceka, politika shqiptare ka krijuar një ndjenjë inferioriteti nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët sipas tij jo gjithnjë duhen.

"Perpjekja per te ftuar nderkombetaret eshte gjithmone nje kompleks inferioriteti qe kane shqiptaret, qe sa here nuk i zgjidhin punet e tyre mundohen ta nderkombetarizojne ceshtjen dhe rezultatet kane qene gjithmone negative per Shqiperine", thote Ceka.

Kanë qenë tre tryezat e rezultateve të kryesuara nga presidentët  për zgjidhjen e ngërceve. E para në '97 kur  Franc Vranicki vendosi të negociojë me të gjitha palët, duke u përpjekur të bindë presidentin e atëhershëm Berisha për nevojën e një qeverie teknike dhe e ftoi opozitën t’i bënte thirrje popullit të mos rrëmbente armët.

"Me kujtohet qe erdhi Vranicki dhe nuk i uli dot shqiptaret per te gjetur nje zgjidhje, ishin vete shqiptaret qe ne nje moment te caktuar vendosen ta bejne tryezen e partive politike me presidentin e atehershem Berisha dhe gjeten zgjidhjen te zgjedhjet e parakohshme", vijon Ceka.

Një tjetër tryezë ishte ajo 2007, e thirrur nga presidenti Moisiu. "Ishin zgjedhjet qe u diskutua ceshtja e kohes, pastertise se zgjedhjeve, dhe perseri u be me iniciativen e presidentit Moisiu sepse nuk pati nje zgjidhje ne Parlament", rrefen ai.

Po ashtu në 2008, në pritje të zgjedhjeve të 2009, presidenti Topi organizoi tryezën e tre të partive.  Por një tjetër sfidë e vështirë për politikën shqiptare pas viteve 2000, ishte zgjedhja e presidentit të Republikës në vitin 2002. Pas ndërhyrjes së kryetares se delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Doris Pak, Nano dhe Berisha ranë dakord për Alfred Moisiun si president.

Elona Gjylmi
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë