| Taksat, Basha takim me krerët vendorë |
|
|
|
| e martë , 09 mars 2010 | |
Ministri i Brendshem, Lulezim Basha garantoi te zgjedhurit vendor, per angazhimin e qeverise ne financimin e projekteve te tyre dhe rimbursimin e plote nga ulja e taksave. Ne nje takim ne Ministrine e Brendshme, me disa perfaqesues te shoqates se te zgjedhurve lokale, Basha, kritikoi edhe menaxhimine fondeve nga disa prej bashkive.
"Ulja e niveli të taksës për biznesin e vogël e cila pa dyshim ka patur përfituesin kryesor biznesin e vogël si gjenerator i mirëqënies, vecanërisht në shoqërinë tonë urbane. Nuk ka zvogëluar aspak të ardhurat me këtë taksë për njësitë vendore, dhe ndërkohë smë mbetet gjë tjetër vetëm të përsëris vullnetin e kryeministrit Berisha për këdo që pretendon për këtë zvogëlim, të na i paraqesë me fakte dhe pa dyshim që qeveria do i kompensojë. Deri më sot përvec retorikës nuk kemi pasur asnjë gjë të tillë, dhe nuk do të ketë për sa kohë që qeveria vazhdon në mënyrë progresive në cdo situatë të ketë parësore mbajtjen e niveleve të financimit tuaj në nivele optimale dhe avancimin e tyre më tej", tha Lulezim Basha, minister i Brendshem. Qellimi i takimit te disa prej kryetareve te bashkive me ministrin Basha dhe zv. ministrin Poni, eshte koordinimi i punes per ndarjen e fondeve dhe respektimin e autonomise lokale. Ndonese nuk permendi emra,Basha nuk nguroi te kritikoje te zgjedhurit e majte, per keqmenaxhim te fondeve shteterore. Denada Shkodrani |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Ministri i Brendshem, Lulezim Basha garantoi te zgjedhurit vendor, per angazhimin e qeverise ne financimin e projekteve te tyre dhe rimbursimin e plote nga ulja e taksave. Ne nje takim ne Ministrine e Brendshme, me disa perfaqesues te shoqates se te zgjedhurve lokale, Basha, kritikoi edhe menaxhimine fondeve nga disa prej bashkive.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.