Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Topalli: Prioritet heqja e vizave PDF Printoni E-mail
(5 vota)
e mërkurë , 08 prill 2009
Image Pas anetaresimit ne NATO maxhoranca qeverisese me shume se aplikimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian do te kete prioritet liberalizimin e vizave. Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e ftuar ne emisionin “Kontrast” të gazetarit Pandi Gjata deklaroi se ne muajt e pare te 2010 shqiptaret do te levizin pa viza.“Çdo reformë, do ndërmarrim çdo akt legjislativ, do bëjmë çdo gjë që do kërkohet për të bërë të mundur që pas mbylljes së shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike ne si Shqipëri meritojmë të marrim heqjen e rregjimit të vizve” tha Topalli.

Duke ju referuar  samitit te Strazburgut dhe komenteve ne shtyp per delegacionin shqiptar, kryeparlamentarja hodhi idene e ndryshimit te protokollit te shtetit. “Unë mendoj se protokolli duhet të rishikohet në disa aspekte sepse ai protokoll është i 30 viteve më përpara dhe për ngjarje të tilla historike që nuk përsëriten më as në gjithë jetën time, as në atë të fëmijëve të mi nuk e di nëse do ketë një ngjarje më të rëndësishme; e ndjen që duhet të marrësh pjesë” tha Topalli.

Ne festimet per NATO-ne ne Tirane nuk ishin te perjashtuar as opozita dhe as kreu i shtetit tha zonja Topalli. “Të gjithë kishin ftesë. E rëndëishme është që kishthe shumë shqiptarë” tha Topalli.

Mazhoranca do te merret me premtimet per kater vitet e ardhshme ne fushate dhe jo me kreun e opozites, tha ajo ndersa u shpreh se Edi Rama nuk di te beje politike.“Nuk ndodh kurrë në botë që një kryetar i një partie opozitare kryesore të mos dijë të bëjë as luftën e vetë politike; të mos ketë asnjë koncept mbi të cilin ai të vendosë platformën e tij” tha Topalli duke shtuar se “për vendin është mirë të kesh një opozitë konstruktive, me një platformë të qartë, me ide të qarta dhe të mos ketë frikë nga zgjedhjet” u shpreh Topalli.

Persa I perket zgjedhjeve brenda partise demokratike, zonja Topalli tha se per degen e Tiranes ky process do te mbyllet brenda prillit. Asaj nuk I vjen keq nuk u zbatua parimi nje anetar nje vote pasi nuk ka qene pro tij.

Taulanta Boja

Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 )
 
< I mëparshmi
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë