|
Tryeza Berisha- Rama, Presidenti takon ambasadorin gjerman |
|
|
|
|
e martë , 09 shkurt 2010 |
Presidenti Topi priti sot ambasadorin gjerman në Tiranë Bernard Boshardt. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e presidencës mësohet se në takim është diskutuar për tryezën e bisedimeve që do të zhvillohet ditën e shtunë mes Berishës dhe Ramës, por nuk jepen detaje.
•
Rama e Berisha, të shtunën te Topi. Vendimi pas takimit me
ambasadorët
Ndërkaq mësohet se takimi mes presidenti Topi dhe ambasadorit Boshard
zhvillohet në kuadër të vizitës zyrtare që kreu i shtetit do të
zhvillojë në Gjermani në muajin prill. Në vijim presidenti foli për marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa theksoi
rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e pranisë
së investitorëve gjermanë në Shqipëri.
|