| Zgjedhjet, Pitela: Mashtrimet me votat si pasojë e korrupsionit |
|
|
|
| e enjte , 11 mars 2010 | |
Zv/ presidenti i Parlamentit Europian Xhovani Pitela e quajti te frikshme ate qe ka ndodhur me zgjedhjet e 28 qershorit ne vendin tone duke iu referuar dokumentacionit te Ruzhdies. Pas takimit me Edi Ramen, zyrtari i larte i Strasburgut tha se vjedhja e votave ka ne thelb korrupsionin.”Unë lexova dokumentacionin dhe është më tërë mend e frikshme. Aty përshkruhen rastet, jo një e dy raste, por dhjetëra e dhjetëra situata në të cilat ka persona që rezultojnë të kenë votuar, por që nuk ishin të pranishëm në atë moment dhe në atë vend. Ka pasaporta që rezultojnë të jenë kontrolluar me numrin në procesverbalin e zgjedhjeve por në fakt personat që kishin ato pasaporta deklarojnë se nuk kanë votuar. Pra, me një fjalë ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se ka pasur mashtrim. Dhe këto mashtrime vijnë si pasojë e korrupsionit. Atëherë, duam t’u japim fund këtyre gjërave? Unë them, dakord, t’u japim fund këtyre gjërave përsa i përket të shkuarës por këto gjëra nuk duhet të ndodhin në të ardhmen. Atëherë të ngrihet një komision hetimor, ky komision hetimor të vërtetojë kush ka gabuar, qofshin këta të së majtës apo të së djathtës kjo nuk ka rëndësi. Ka rëndësi të gjenden përgjegjësit dhe të parandalohet që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen. Duhet t' ju japim qytetarëve sigurinë që kur shkojnë për të votuar, shkojnë për të votuar në një sistem politk e demokratik në të cilin vota e tij ka vlerë. Dhe vota mund të ketë vlerë vetëm nëse nuk ka mashtrime” tha Pitela. Pitela pershendeti hyrjen e deputeteve socialiste ne kuvend duke e komentuar ate si kontribut te Edi Rames per ecurine e procesit te liberalizimit te vizave per shqiptaret. Dorian Kodra |
|
| Azhornuar së fundi ( e enjte , 11 mars 2010 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
|
|
||||
|
|






Zv/ presidenti i Parlamentit Europian Xhovani Pitela e quajti te frikshme ate qe ka ndodhur me zgjedhjet e 28 qershorit ne vendin tone duke iu referuar dokumentacionit te Ruzhdies. Pas takimit me Edi Ramen, zyrtari i larte i Strasburgut tha se vjedhja e votave ka ne thelb korrupsionin.




Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.