Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Marketing PDF Printoni E-mail
(229 vota)
e enjte , 03 prill 2008


Pse ALSAT?




Cili është televizioni Alsat?
Çfarë përfaqëson ai në tregun e mediave?
Cili është target grupi i televizionit Alsat?
Cilat janë avantazhet e televizionit Alsat kundrejt televizioneve të tjera?
Pse reklamimi i biznesit tuaj duhet të bëhet në Televizionin Alsat?
Çfarë mundësish dhe fasilitetesh ju krijohen nga reklamimi në Alsat?





Cili është televizioni Alsat?

Alsat është një televizion thellësisht informativ, programet e të cilit mbështeten kryesisht në edicionet informative që transmetohen çdo orë.
Alsat trasmeton në valë satelitore dhe linjë tokësore 24 orë në ditë. Alsat transmetohet në valë tokësore në të gjitha qytetet e Shqipërisë, gjithashtu Alsat nërpërmjet valëve satelitore shikohet në të gjithë Europën, SHBA dhe Kanada si edhe kontinentet e tjera.
Televizioni Alsat ka partneritet në fushën e informacionit me kanale televizive prestigjoze si Reuters dhe Deutche Welle.



Çfarë përfaqëson ai në tregun e mediave?

Alsat është i vetmi televizion në tregun mediatik shqiptar që ka teknologji terësisht dixhitale. Investimi i kryer në logjistikë është tepër i madh duke e renditur Alsat në elitën e stacioneve moderne të rajonit. Teknologjia dixhitale shumë e përparuar e bazuar në firmat Thomson, Leitch dhe Sony bën të mundur transmetimin në parametra optimal të audios dhe videos.

Të gjitha asetet e Alsat janë në pronësi të tij.
Duke pasur parasysh këto asete, teknologjinë e tij bashkëkohore si dhe stafin e kualifikuar të gazetarëve “on the top” në tregun e mediave, televizioni Alsat del në treg shumë kompetitiv dhe cilësor.



Cili është target grupi i televizionit Alsat?

Duke pasur parasysh që televizioni Alsat është thellësish informativ target grupi kryesor është brezi i moshës nga 20-80 vjeç, meshkuj dhe femra. Ky target grup përforcohet shumë nga emisionet në televizionin Alsat si, Skaner kampionat, Studio e hapur, Kontrast, Dita lind në Alsat, Almanak si dhe dokumentarët me tematikë të shumëllojshme. Televizioni Alsat shikohet në të gjitha trevat jashtë kufirit të Shqipërisë, sidomos në rajonin tonë(Maqedoni,Kosovë,Mali i Zi).Gjithashtu shikohet në Europë, SHBA dhe në Kanada duke e rritur shikueshmërinë dhe audiencën në mënyrë progresive.



Cilat janë avantazhet e televizionit Alsat kundrejt televizioneve të tjera?

Alsat është një televizion me teknologji më të fundit dixhitale
Alsat është një televizion me të gjitha asetet në pronësi të tij
Alsat është një televizion me një paanshmëri të dukshme, e cila është konstatuar dhe nga audienca e tij.
Alsat ka edicione informative live çdo orë, gjithsej 24 emisione gjë që i mundëson atij të ketë një marrëdhënie më të shpeshtë dhe progresive me audiencën e tij
Duke pasur parasysh të gjitha pikat e mësipërme, sidomos faktin që asëtët janë në pronësi të tij televizionit Alsat i krijohet mundësia të dalë në treg me çmime shumë konkuruese.


Pse reklamimi i biznesit tuaj duhet të bëhet në Televizionin Alsat?

Reklama duhet të vendoset në televizion Alsat për arsye të audiencës së madhe që ky televizion ka jashtë kufijve të Shqipërisë - televizioni Alsat transmetohet jashtë Shqipërisë në valë satelitore pa pagesë.
Në çdo moment dhe në çdo kohë reklama juaj mund të vendoset para ose pas edicionit të lajmeve
Çmimet jashtëzakonisht konkuruese dhe bashkëpunuese në televizionin Alsat.Tv Alsat krijon mundesinë e reklamimit edhe në faqen e tij të web-it që klikohet nga një numër jashtëzakonisht i madh përdoruesish.
Diapazoni shumë i gjërë i target grupit që shikon televizionin Alsat
Me pagesën që bëhet në Alsat reklama juaj transmetohet në të gjithë rajonin (Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi), Europën, SHBA dhe Kanadanë.


Çfarë mundësish dhe fasilitetesh ju krijohen nga reklamimi në Alsat?

Mundësia dhe bashkëpunimi që ju ofron Departamenti i Marketingut në mënyrë që reklama juaj të rriti audiencën e saj.
Marrja pjesë në promovimet e produkteve të reja që mund të bëjë kompania apo subjekti juaj.
Ofrimi i bashkëpunimit dhe reklamimit brenda çmimit të vendosur në mardhëniën kontraktuale për reklamime të veçanta apo specifike që do të ketë kompania apo subjekti juaj.



Televizioni ALSAT
Departamenti i Marketingut
Tel. +355 692020558
+355 692088625
e-mail. Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
Azhornuar së fundi ( e enjte , 05 shkurt 2009 )
 
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë