Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
mobitel.jpg
Rreth Nesh PDF Printoni E-mail
(369 vota)
e enjte , 03 prill 2008

 

Televizioni Satelitor Shqiptar ALSAT, është një media vizive me një natyrë të theksuar informative me një shtrirje të gjerë sinjali tokësor dhe satelitor. ALSAT transmeton në valët satelitore dhe në linjë tokësore 24 orë në ditë program në gjuhën shqipe për një audiencë potenciale prej rreth 10 milion shikuesish të përqëndruar kryesisht në Shqipëri dhe në të gjithë trevat shqiptare jashtë saj si: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Europë.

 

Sinjali i transmetimit të Televizionit Alsat shtrihet në të gjithë Europën, pa pagesë, dhe gjithashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada ,ka një mbulim të të gjithë zonës Europe-Afrikë Veriore dhe Azinë Përendimore me sinjal satelitor 24 orë që prej vitit 2003 në kordinatat e mëposhtme:

Kordinatat e transmetimit Satelitor për zonën e mbulimit  Evropë, Afrikë Veriore dhe Azinë Përendimore:

Satellite: Eutelsat W2
Position: 16 Degrees / East
Polarization: Horizontal
Frequence: 10957.42 Mhz
Symbol Rate: 2821 MS
F.E.C : 2/3







Përveç sinjalit satelitor ALSAT TV është tashmë një rrjet me shtrirje Kombëtare të sinjalit analog tokësor në Shqipëri, në Maqedoni me anë të televizionit kombëtar ALSAT-M për territorin e Maqedonisë .

Për territorin e Shqipërisë ALSAT TV ka këto frekuenca për transmetimet analoge tokësore:

Për zonën: Tiranë-Krujë-Durrës-Fier kanali 25UHF
Për zonën: Vlorës kanali 50UHF
Për zonën: Lushnjës kanali 31UHF
Për zonën: Beratit kanali 49UHF
Për zonën: Elbasanit kanali 59UHF
Për zonën: Korçës kanali 47UHF
Për zonën: Shkodrës kanali 66UHF
Për zonën: Gjirokastrës kanali 38UHF
Për zonën: Peshkopi-Dibër kanali 45UHF
Për zonën: Sarandë-Delvinë kanali 59UHF

  

Përvec këtyre që përmendëm më lartë ALSAT mbulon të gjithë botën me anë të transmetimit on-line duke u nisur nga Web site-i zyrtar i tij http://www.alsat.tv  ku çdo user nga Interneti ka mundësinë të shikojë ALSAT në WEB duke klikuar në menunë ONLINE TV në format të përshtatshëm për të gjithë frekuentuesit e faqes tonë të internetit që mund të play-ohet thjesht nëpërmjet softit «Windows Media Player 9» i cili është një soft që e kanë në masë të madhe pothuajse të gjithë përdoruesit kompjuterik.

 

Për shqiptarët që jetojnë në Kanada dhe USA ekzistojnë edhe mundësi të tjera: 

-Platforma e televizionit nëpërmjet IP ose e ashtuquajtura IpTV

Pra për të gjithë tregun e Amerikës Veriore ALSAT RTV është prezent nëpërmjet platformës dixhitale IpTV (që tashmë është lloji më i perhapur i televizionit për Amerikën pasi është tipi më i fundit nga pikëpamja teknologjike i televizionit Kabllor), të TV ALB 24 orë në ditë dhe mbulon të gjitha hapësirat pa përjashtim ku janë të vendosur dhe jetojnë shqiptarët.

Për zonën e EVROPËS përveç transmetimit SATELITOR në satelitin EUTELSAT W2 që përmendet më lart nënshkruar edhe një kontratë me kompaninë Global Media Service Group,GMDS-Group për territorin e Gjermanis, Austris, Zvicrës dhe Lingtenshtejnit për televizion kabllor duke bërë të mundur në ktë mënyrë marrjen e sinjalit të televizionit ALSAT edhe nëpërmjet kabllit për ata teleshikues që nuk kanë marrësa Satelitor. 

 

                     

 

 

Rr."SIRI KODRA", ALSAT RTV, Tiranë, Shqipëri
Tel. +355 48 301056 / Fax.+355 4 271738

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 04 korrik 2009 )
 
Advertisement

AKTUALITET

article thumbnailMalaj për rekomandimet e FMN-së: Nëse nuk përmbushen, krizë serioze

e mërkurë , 10 mars 2010

Nëse qeveria nuk përmbush rekomandimet e FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, vendi shumë shpejt mund të përballet me një...

Artikuj të tjerë