Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Itali, nis kërkimi i trupit të Karavaxhios PDF Printoni E-mail
(11 vota)
e mërkurë , 27 janar 2010
Image Në plazhin e qetë të Feniglia në Toskanën perëndimore kanë filluar kërkimet për trupin e artistit të rilindjes Karavaxhio. Falë teknologjisë më të fundit shkencëtarët tentojnë të hedhin dritë mbi misterin e vdekjes së artistit. Sipas një teorie ai vdiq i vetëm në breg nga tifoja ose malarja pasi ishte arratisur nga Malta. Sipas një tjetër versioni piktori  u vra rrugës për në Romë ku do t’i kërkonte Papës ta falte për vrasjen e një kalorësi.

Në 2001 një studiues italian deklaroi se kishte zbuluar certifikatën e vdekjes së artistit që e vendoste atë në momentet e fundit  në vitin 1610 në një spital afër plazhit. E pikerisht këtu fillojnë nga puna antropologët italianë të bindur se mund të gjejnë mbetetjet e artistit mes dhjetra trupave të varrosur në urnat e nëndheshme të një kishe në Porto Erkole.

Antropologët nga universitetet e Ravenës dhe Bolonjës po studiojnë trupat e 3040 personave, duke përzgjedhur ato të  meshkujve të rinj që datohet të kene vdekur në fillim të shekullit të XVII. Kërkimet do të duan dhe të paktën një muaj dhe ekziston rreziku që edhe sikur  kockat e Karavaxhios të identifikohen të jenë shumë të vjetra për të mundësuar nxjerrjen e ADN prej tyre. Megjithatë shkencëtarët janë optimistë për të hedhur dritë mbi një prej sekreteve më intriguese të botës së artit.

Karavaxhio, ideatori i Barokut, bazuar në teknikën e kontrastit mes dritës dhe errësirës të njohur dhe si kiaroskuro, thuhet se ka pasur një jetë të shthurur. I vetmi imazh i artistit vjen nëpërmjet autoportreteve të tij.

Delina Bitraku
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë