Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Ja pse femrat tërheqëse janë "të rrezikshme" PDF Printoni E-mail
(25 vota)
e premte , 05 mars 2010
Image Shpesh ndodh që meshkujt, kur ndjejnë se po i vëzhgon një vajzë tërheqëse u ndodh ndonjë incident, apo pengohen. Por do të ishte e thjeshtë të mendoje që kjo ndodh nga sikleti apo ngathtësia. Shpjegimi, sipas shkencëtarëve australianë, është më kompleks; mashkulli e ka në natyrën e tij të bëjë sjellje të guximshme apo të papërgjegjshme nëse shihet nga një femër e bukur. Dhe ndonjëherë ky guxim i tepërt mund të bëhet edhe i rrezikshëm, madje rrezik serioz, për shembull nëse ai është duke i dhënë makinës.

Sipas një studimi australian, publikuar në Social Psychological and Personality Science, meshkujt përpara një femre të bukur bëhen më të guximshëm dhe rrisin në mënyrë të pashmangjshme rrezikun e incidenteve, duke shkuar në peripecira të pazakonta dhe të rrezikshme. Studimi është bërë në një grup skateboard-ësh, për të parë sjelljen e tyre në park, dhe shkencëtarët kanë konstatuar se performanca e tyre në këtë sport është më e mirë kur ata shihen nga vajza të bukura.

Lajmi është mbi të gjitha në shpjegimin e sjelljeve të tilla: niveli i testosteronit, sic tregon studimi që ka marr kampione pështyme të djemve sportistë, rritet automatikisht në prezencën e vajzave, që i con ata në rritjen e performancës, por ndonëjherë të rrezikshme, pasi shpesh rrëzohen. Ky është i lidhur me një instikt natyral konkurrues me kolegët e tjerë meshkuj. Profesori Bill Von Hippel, thotë se historikisht mashkulli duhet të konkurrojë me meshkuj të tjerë për të afruar një femër, dhe fituesi i kësaj sfide janë ata që i kalojnë gjenet e tyre brezit të ardhshëm. Edhe njëherë qënia njerëzore konfirmohet si një qënie jo kaq e ndryshme nga kafshët e tjera, kur për të fituar partneren dhe të mundë konkurrentët, bëjnë dhe akrobacitë më të rrezikshme dhe spektakolare.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë