| Revolucion i alfabetit online. Adresat jo vetëm me shkronja latine |
|
|
|
| e premte , 30 tetor 2009 | |
Icann (Internet corporation for assigned names and numbers), enti që merret më menaxhimin e adresave të internetit aprovon përdorimin e emrave dhe adresave edhe me shkronja arabe, kineze, dhe shkronja të alfabeteve të tjera aziatike.
Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Seul, ndërkohë që pritet qe adresat e para me shkronja jolatine do të jenë gati nga mesi i 2010 duke qenë se enti prej dy vjetesh po punon për eksperimentimin e procedurave. ”Bëhet fjalë për një hap të mëtejshëm drejt ndërkombëtarizimit të internetit. Çdokush në çdo cep të botës mund të navigojë online duke përdorur gjuhën e vet kombëtare, duke përfshirë kështu në organizatë të vendeve gjithnjë e më strategjike si Kina dhe Rusia ” nënvizoi kreu i Icann, Rod Beckstrom. Nga pikëpamja teknike, ndryshimi mund të ndodhë falë një sistemi përkthimi që mundëson që alfabetë të ndryshme të konvertohen në adresën e saktë. Vendi i parë që do përfitojë nga mundësitë e reja që mëndësoi Icann do të jetë Kina, duke qenë një nga shtetet që ka insistuar me shumë forcë për përdorimin edhe të shkornjave të ndryshme nga ato latine, madje Kina mund të jetë vendi i parë që do të ketë një adresë të re me shkronja jo latine. Emrat e adresave te faqeve elektronike janë ato që përfundojnë me ‘.com’, ‘.org’ etj. Nga 1.6 miliardë përdorues të internetit në gjithë botën, më shumë se gjysma përdorin gjuhë që kanë alfabete jo latine. Interneti i pati fillesat në eksperimentet e një universiteti amerikan në vitin 1969, por vetëm në fillim të viteve 1990, përdorimi i tij u zgjerua përtej botës akademike dhe institucioneve kërkimore, tek publiku i gjerë. |
|
| Azhornuar së fundi ( e premte , 30 tetor 2009 ) |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Icann (Internet corporation for assigned names and numbers), enti që merret më menaxhimin e adresave të internetit aprovon përdorimin e emrave dhe adresave edhe me shkronja arabe, kineze, dhe shkronja të alfabeteve të tjera aziatike.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.