Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
mobitel.jpg
Euro 2012, Kuzhe: Grupi D, i vështirë për Shqipërinë PDF Printoni E-mail
(4 vota)
e hënë , 08 shkurt 2010
Image Trajneri i Kombetares se Shqiperise e ka cilësuar si te veshtire grupin D eliminator te Euro 2012, ku skuadra kuqezi do te luaje kunder Frances, Rumanise, Bjellorusise dhe Luksemburgut. Tekniku kroat, i cili ka qene i pranishem ne shortin e hedhur ne Varshave ka preferuar te tjere kundershtare, duke përjashtuar skuadrat ballkanase. I pyetur ne lidhje me objektivat e Shqiperis ene kete grup, Kuzhe eshte shprehur se nuk mund te beje nje parashikim realist. Nje gje te tille mund ta beje vetem pas ndeshjeve te para ne grup.

“Nese me pyesni se sa i veshtire eshte grupi nga 1 te dhjeta, nuk mund te jap nje shifer te sakte. Eshte nje grup i veshtire dhe une nuk e doja nje grup te tille. Sa i perket objektivit, si trajner duhet te jem realist, por edhe optimist. Per te qene realist, futbolli shqiptar renditet ne vazon e peste. Po ashtu duke qene realist, duhet te bejme paraqitje te mira per t’u ngritur ne vendine katert ose te trete. Por si trajner une dua te punoj ne nje atmosfere te mire. Duhet t’i marrim ndeshjet nje nga nje dhe pasi te kemi luajtur ndeshjet e para, mund te jap nje parashikim me objektiv”, tha Josip Kuzhe, trajner i kombëtares.

Pervec Frances, e cila eshte dhe favoritja kryesore ne grup, Shqiperia do te perballet me Rumanine dhe Bjellorusine, ekipe keto qe kane mundur me rezultat te thelle kuqezinjte ne eliminatoret e EURO 2008 dhe ne te njeten kohe sollen dhe largimin e trajnerit te atehershem, kroatit tjeter Oto Baric.

“Une jam ne dijeni te eksepriences se Baric me Bjellorusine dhe Rumanine. Ne do te përpiqemi te mesojme nga gabimet. Por situata nuk eshte e njejte. Pas shortit fola me trajnerin e Bjellorusise dhe me tha se megjithëse atehere ata fituan 4-2, me shume ishin fjalet e bukura pas ndeshjes se sa loja ne fushe”, vijoi Kuzhe.

Pas përcaktimit te grupit, Shqiperia do te mesoje edhe kalendarin e ndeshjeve, i cili do te përcaktohet pas mbledhjes se perfaqesueseve te gjashte skuadrave me 19 shkurt ne Luksemburg. Gjithsesi, Kuzhe eshte shprehur se dëshira e tij eshte te perballet ndeshjen e pare me Francen ne Tirane.

Nertan Prifti
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

AKTUALITET

article thumbnailMalaj për rekomandimet e FMN-së: Nëse nuk përmbushen, krizë serioze

e mërkurë , 10 mars 2010

Nëse qeveria nuk përmbush rekomandimet e FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, vendi shumë shpejt mund të përballet me një...

Artikuj të tjerë