Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Sport
Shtyhet gjyqi i skuadrës së Partizanit PDF Printoni E-mail
(1 votë)
e enjte , 02 shtator 2010
Image Nuk ka mjaftuar protesta e tifozëve përpara gjykates se shkalles se pare te kryeqytetit per te zgjidhur ceshtjen per administrimin e skuadres se Partizanit. Seanca gjyqesore e parashikuar per t’u zhvilluar sot, mes dy aksionareve kryesore Albert Xhani dhe Paro Laci eshte shtyre pas mungeses se gjykatësit. Dy personat ne fjale pretendojne administrimin e skuadres, e cila prej muajsh vazhdon te kete shume veshtiresi organizative dhe financiare dhe kjo situate pritet te vazhdoje deri ne vendimin qe do te jape gjykata.
Lexo të plotë ...
 
Van der Vaart, blerja e minutës së fundit PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e enjte , 02 shtator 2010
Image Mbyllja e merkatos ka sjellë edhe transferimin surprizë të mesfushorit të Real Madrid, Rafael Van Der Vaart, tek Tottenham Hotspur. Klubi anglez e ka zyrtarizuar transferimin në faqen e tyre të internetit, duke i shtuar kështu një pedinë tepër të rëndësishme skuadrës, që në këtë sezon të Premier League, synon titullin kampion. 27-vjecari, pjesëtar i Hollandës në Kupën e Botës Afrikë e Jugut 2010, ishte shumë pranë kalimit tek Bayern Munich, por në momentin që akordi u prish, kanë qenë tepër të shpejtë Spurs, që lëvizën për të, vetëm një orë përpara mbylljes së merkatos.
Lexo të plotë ...
 
US Open, tenistja humbet ndjenjat në fushë PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e enjte , 02 shtator 2010
Image Victoria Azarenka është rrëzuar në fushë dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore gjatë ndeshjes së saj të parë kundër argjentinases Gisela Dulko. Numri 10 në renditjen botërore, e veshur me të zeza në një temperature rreth 32 gradë celcius, është këputur në fushë në kohën kur po fitonte 5-1 raundin e dytë në Grandstand court. 21-vjecarja ka marrë ndihmën mjekësore në fushë përpara se të largohej në një karrigë me rrota për tu trajtuar në spital, ku ajo u diagnostikua me një traumë të lehtë.
Lexo të plotë ...
 
Triumfon Ballack, kapiteni i Gjermanisë PDF Printoni E-mail
(2 vota)
e enjte , 02 shtator 2010
Image Michael Ballack fiton betejën personale me Philipe Lahm për të marrë shiritin e kapitenit të përfaqësueses së Gjermanisë. Mesfushori 33 vjecar do të rimarrë detyrën e tij si kapiten i Gjermanisë pas rikthimit në skuadër si pasojë e dëmtimit. Beteja me mbrojtësin e Bayern Mynih, Lahm, që e zëvendësoi atë në Kupën e Botës Afrika e Jugut 2010, është fituar nga blerja e re e Leverkusen, që vazhdon të cmohet nga tekniku, Hoakim Loew.
Lexo të plotë ...
 
Zinedine Zidane stërvitet me kombëtaren PDF Printoni E-mail
(1 votë)
e enjte , 02 shtator 2010
Image Franca mendon se një trajtim psikologjik do të ndihmonte për të ringritur imazhin e Gjelave, pas fushatës së turpshme në Botërorin Afrikë e Jugut 2010. E zgjedhja e teknikut Laurent Blank është Zinedine Zidane! Ylli i Kupës së Botës 1998 është stërvitur me skuadrën kombëtare, për ti treguar futbollistëve rëndësinë e fanellës së Francës. Zidane gjithsesi është shoqëruar në seancën stërvitore të  kombëtares, bashkë me ish-portierin kampion bote në 98 Fabien Barthez.
Lexo të plotë ...
 
Ndeshja me Rumaninë, Kuzhe: Synojmë rezultat pozitiv PDF Printoni E-mail
(1 votë)
e mërkurë , 01 shtator 2010
Image “Do te luajme per nje rezultat pozitiv”. Me kete optimizem trajneri i kombetares se Shqiperise Josip Kuzhe eshte prezantuar ne prag te ndeshjes kunder Rumanise per eliminatoret e Euro 2012. Tekniku kroat ka bere te ditur se beson te futbollistet kuqezinj, nderkohe qe me rezultat pozitiv nuk specifikon vetem fitoren, duke lene te kuptohet se do te ishte i kenaqur edhe me nje barazim ne transferten e veshtire rumune.
Lexo të plotë ...
 
Milan, mbreti i merkatos në serinë A PDF Printoni E-mail
(6 vota)
e mërkurë , 01 shtator 2010
Image Milan eshte mbreti i merkatos ne Serine A. Pas Zlatan Ibrahimovic, skuadra kuqezi ka konfirmuar blerjen e sulmuesit brazilian Robinho, qe do te transferohet ne kampionatin italian nga Manchester City, per 18 milione euro.  Futbollisti i kombëtares se Brazilit ka kaluar me sukses te gjitha testet mjekesore dhe me pas ka firmosur nje kontrate 4-vjecare me klubin kuqezi, qe ne kete sezon ka bere nje revolucion te vertete ne skuader me objektivin per te triumfuar ne Seria A dhe Ligen e Kampioneve.
Lexo të plotë ...
 
Basketboll, Turqia fiton derbin ballkanik PDF Printoni E-mail
(3 vota)
e mërkurë , 01 shtator 2010
Image Turqia ka fituar derbin ballkanik duke mundur Greqine me rezultatin 76-65 ne diten e katert te Boterorit te Basketbollit. Perpara 10 mije tifozëve te pranishem ne “Ankara Arena” perfaqesuesja turke do te dominonte ndeshjen duke qëndruar gjithmone ne avantazh. E udhëhequr nga Ersan Ilyasova vendasit do te regjistronin fitoren e trete radhazi ne kompeticionin qe po zhvillohet ne shtepine e tyre. Ilyasova, i cili luan ne NBA me Milëaukee Bucks shenoi 26 pike, duke u bere dhe protagonisti i suksesit te kombëtares se Turqise, e cila kryeson grupin C me pike te plota.
Lexo të plotë ...
 
Kombëtarja përballë eleminatoreve, rivalitet për fanellën e titullarit PDF Printoni E-mail
(5 vota)
e martë , 31 gusht 2010
Image Kur mbeten vetëm tre ditë nga ndeshja e parë eleminatore për Euro 2012 kundër Rumanisë nis edhe rivaliteti mes lojtarëve për një fanellë titullari. Përballë kundërshtarëve të fortë, sic janë ballkanasit, vështirë se kroati Josif Kuzhe do të luajë me dy sulmues, por në këtë pikë sulmuesi i Rapidit, Hamdi Salihi, nuk e sheh aspak veten në inferioritet në dualizëm me Erion Bogdanin.
Lexo të plotë ...
 
Zaccheroni, trajner i ri i kombëtares së Japonisë PDF Printoni E-mail
(3 vota)
e martë , 31 gusht 2010
Image Alberto Zaccheroni do te jete trajneri i ri i kombëtares se Japonise. Tekniku i njohur italian qe me pare ka drejtuar skuadra me emer si Milan dhe Juventus ka arritur marrëveshjen me federaten e vendit aziatik, duke firmosur nje kontrate 2-vjecare, nga e cila do te perfitoje rreth 2.4 milione dollare. 56-vjecari u zgjodh nga drejtuesit e futbollit japonez ndaj kandidaturave te tjera per te marre kete post si ish-trajneri i Argjentines Jose Pekerman dhe dy hollandezet Marco Van Basten e Ronald Koeman.
Lexo të plotë ...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 20 nga 1951
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnailLohan: Hyrja e vendit në BE, nuk ka dyshime

e mërkurë , 01 shtator 2010

Intervista e plotë me ambasadorin e BE në Shqipëri, Helmut Lohan, në emisionin "Studio e Hapur".

Artikuj të tjerë