Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Kupa e Botës, Rooney pret trofeun në Londër PDF Printoni E-mail
(7 vota)
e premte , 12 mars 2010
Image Sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Uayne Rooney, ka pritur trofeun e Kupës së Botës, në Londër, pjesë e udhëtimit të këtij trofe, në rrugën drejt Afrikës së Jugut. Trofeu, që ka kryer një tur të paprecedent duke përshkuar 138,902 km dhe vizituar 83 vende, është prezantuar përpara tifozëve në Earls Court.

Rooney ka shënuar 23 gola në Premier League këtë sezon dhe është në një formë të jashtëzakonshme kështu që shpresat e Anglisë për të fituar Kupën e Botës, pas 44 vjetësh, bien pikërisht mbi supet e tij. "Përpiqem të mos mendoj shumë për Kupën e Botës, sepse më parë duhet të përqendrohem tek klubi im, edhe pse Kupa e Botës është një ëndërr për cdo futbollist," u shpreh Rooney.

24 vjecari shpreson që Anglia të fitojë Kupën e Botës, për herë të parë që nga viti 1966. Në Afrikën e Jugut, Anglia do të luajë në grupin C kundër Shteteve të Bashkuara, Algjerisë dhe Sllovenisë. "Jemi në pozita shumë të mira me Manchester United, në krye të renditjes për momentin dhe në çerekfinale të Champions League. Edhe me Anglinë gjërat po shkojnë shumë mirë kështu që shpresojmë të zhvillojmë një turne të bukur dhe endërrojmë të kthejmë trofeun në shtëpi në fund të korrikut," përfundoi Rooney.

Trofeu i Kupës së Botës do të qendrojë në Britaninë e Madhe në fundjavë përpara se të vazhdojë udhëtimin e gjatë drejt Afrikës së Jugut dhe ndalesë e ardhshme është Parisi.

Eno Skarço

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë