Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Liga e Kampionëve, humbje e thellë në Old Traford. Milan eleminohet. Jashtë edhe Reali PDF Printoni E-mail
(8 vota)
e enjte , 11 mars 2010
Image Manchester United ka shkaterruar me rezultatin 4-0 Milanin dhe ka siguruar nje bilete per ne cerekfinalet e Liges se Kampioneve. Pas fitores 2-3 ne ndeshjen e vajtjes, ne “Old Traford” skuadra e Aleks Ferguson ka fundosur kuqezinjte qe duhet t’i thone lamtumire kompeticionit me te rendesishem evropian per klube.

Ndeshja ka nisur mire per Milanin, qe i eshte afruar dy here golit, ne fillim me Ronaldinjon dhe me pas me Huntelar, por te dy rastet nuk jane shfrytezuar nga futbollistet kuqezi. Vetem kaq per Milanin, pasi ne minuten e 13-te Runi do te kalonte Manchesterin ne avantazh me nje goditje te sakte brenda zones. Ky gol do te mbyllte dhe pjesen e pare, nderkohe qe fraksioni i dyte do te niste me nje tjeter gol te Runit, i cili do te dyfishonte rezultatin per anglezet.

Skuadra e Ferguson do te mbyllte ndeshjen me golin e trete me Park ne minuten e 59-te, ndersa levizjet e Leonardos ne skuader do te kishin dicka pozitive vetem per David Beckham, te cilit i eshte rezervuar nje pritje spektakolare nga tifozet vendas. Edhe zevendesimet nuk do te ndryshonin asgje te Milani, i cili do te nenshjkruante kapitullimin ne minuten e 88-te, pasi Flecer do te shenonte edhe golin e katert per Manchester United qe ka siguruar kualifikimin per ne cerekfinalet e Champions.

Nese eliminimi i Milanit ishte i pritshem, surpriza e pare ka ardhur nga “Santiago Bernabeu” ku galaktiket e Realit te Madridit i kane thene lamtumire Liges se Kampioneve, pas barazimit 1-1 me Olimpikun e Lionit.

Madrilenet shenuan te paret ne minuten e 6 me Kristiano Ronaldon duke dhene pershtypjen e nje sfide te lehte. Dhe e tille mund te ishte nese Higuain nuk do te godiste shtyllen ne minuten e 25-te. Ky gabim do te rezultonte fatal, pasi ne minuten e 75-te Pjanic do te barazonte rezultatin, duke larguar nga Champions Realin e Madridit.

Nertan Prifti


 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë