| Seria A, Roma ngjitet në vend të dytë pas fitore me Fiorentinën |
|
|
|
| e hënë , 08 shkurt 2010 | |
Nuk ndalet Roma, mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve edhe në transfertën e Artemio Franchi. Verdhekuqtë godasin në Firence, duke mundur 1-0 Fiorentinën, rezultat ky që e vendos skuadrën e Klaudio Ranierit provizorisht në vendin e dytë, dy pikë përpara Milan, që gjithsesi ka një ndeshje për të luajtur, pikërisht kundër Fiorentinës. Ka vendosur ndeshjen 8 minuta nga fundi goli i Mirko Vucinic. Gjithsesi Roma është 8 pikë larg Inter që kryeson kampionatin me 52 pikë dhe ka një ndeshje për të rikuperuar në mesjavë.
Zikaltrit kanë shpartalluar 3-0 Cagliarin në San Siro. Kampionët e Italisë kanë kaluar në avantazh në minutën e 6, kur Goran Pandev depoziton në rrjetë, fare pranë portës. Ishullorët pësojnë edhe golin e dytë 14 minuta më vonë, të shënuar nga Samuel. Cagliari mund të rifutej në lojë, por goli i shënuar nga Alessandro Matri është vlerësuar gabimisht nga gjyqtari në pozicion jashtë loje, pavarësisht protestave të sardëve. Portieri i Cagliarit, Michael Agazzi, duhet të dorëzohet për herë të tretë përballë Militos, që realizon kështu golin e 14 në 20 ndeshje. Java sigurisht e favorshme kjo për Mourinjon, pasi edhe Milan nuk shkon dot më shumë se barazim pa gola kundër Bolonjës, në Dall Ara. Kuqezinjtë kanë patur disa raste për shënim, por Ronaldinho ka qenë i pafat, duke e përplasur topin në traversë, ndërsa të njëjtin fat ka patur edhe goditja me kokë e Massimo Ambrosinit, që godet traversën dhe nuk ndryshon rezultatin, duke e lënë skuadrën e Leonardos 10 pikë larg vendit të parë. Eno Skarço |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|






Nuk ndalet Roma, mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve edhe në transfertën e Artemio Franchi. Verdhekuqtë godasin në Firence, duke mundur 1-0 Fiorentinën, rezultat ky që e vendos skuadrën e Klaudio Ranierit provizorisht në vendin e dytë, dy pikë përpara Milan, që gjithsesi ka një ndeshje për të luajtur, pikërisht kundër Fiorentinës. Ka vendosur ndeshjen 8 minuta nga fundi goli i Mirko Vucinic. Gjithsesi Roma është 8 pikë larg Inter që kryeson kampionatin me 52 pikë dhe ka një ndeshje për të rikuperuar në mesjavë.

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair
viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua
pas nje ftese private te familjes Taci.