Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Analistët: KiE, misioni i dështuar PDF Printoni E-mail
(5 vota)
e mërkurë , 24 shkurt 2010
Image Kriza politike dhe përpjekjet e bëra në Tiranë për zgjidhjen e saj nga delegacioni i Këshillit të Evropës u diskutuan nga një panel analistësh në emisionin "Studio e Hapur", në Alsat. Në vlerësimin e përfaqësuesve të shtypit, delegacioni i Këshillit të Evropës nuk arriti të conte palët në një marrëveshje, por sipas tyre klasa politike shqiptare do të arrijë të gjejë një zgjidhje.

"Vetë klasa shqiptare duhet të marrë një vendim. Kur them klasa shqiptare, është lidershipi. Të dy palët duhet të angazhohen maksimalisht. Edi Rama të shkojë në Parlament, pesë kuti të hapen", tha analisti Ylli Rakipi.

"Tani është nevoja për reciprocitet, dhe reciprociteti do të thotë, unë hyj në Parlament ti hap një proces tjetër të kërkuar. Përndryshe kriza do të riciklohet në dimesione të tjera. Sepse të jeni të sigurtë, në qoftë se kjo zgjidhje nuk përfundohet pavarësisht nga kualiteti i saj brenda presidencës shqiptare, duhet të jeni të sigurtë që kemi hyrë në një qerthull të ri krize", u shpreh analisti Aleksandër Cipa.

"Por është shumë e vështirë që ata të dy ta dëgjojnë dhe të lëshojnë aq sa duhet për të gjetur një kompromis dhe për të vazhduar një jetë normale politike në Shqipëri, shumë të rëndësishme për të gjetur zgjidhje për krizën ekonomike e cila e ka prekur Shqipërinë dhe nuk dihet se si do ta vazhdojë", tha analisti Andi Tela.

"Ka ardhur momenti të hidhet ai hapi përtej këtij limiti, po të ketë një kthim prapa, në mënyrë që ta shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të gjenden një zgjidhje, pavarësisht se ne mund të themi 99 opsione, zgjidhja e 100 mund të jetë e fundit gjithmonë që gjendet dhe vendi të ecë përpara", deklaroi Alfred Peza,analist.

Taulanta Boja
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë