Alsat Online TV
milioneri.png

Kërko

Moti

vodafone.gif
Alsat Online TV
Lohan: Kriza rrezikon integrimin. Të gjendet zgjidhja PDF Printoni E-mail
(4 vota)
e mërkurë , 17 shkurt 2010
Image Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka ripërsëritur thirrjen për gjetjen e një marrëveshjeje mes dy maxhorancës dhe opozitës në vend, për hir të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në një intervistë ekskluzive për “Alsat”, Lohan u shpreh se faktori ndërkombëtar po mbështet rolin e rëndësishëm të Presidentit Bamir Topi në zgjidhjen e situatës politike.


Zoti ambasador, keni patur nje axhende mjaft te ngarkuar keto dite. Keni zhvilluar takime me perfaqesues te partive politike, gjithashtu edhe me presidentin, i cili eshte nje ndermjetesues i tryezes politike per zgjidhjen e kesaj krize politike e certifikuar tashme edhe nga Keshilli i Europes permes nje rezolute. Edhe dje keni patur nje takim me presidentin e republikes se bashku me zotin Montobio, me pare ka qene atje edhe Ëithers. Cfare lloj takimesh keni zhvilluar? Kane qene ato mbeshtetje ne projektin e presidentit apo jeni duke ofruar nje projekt konkret per zgjidhjen e kesaj krize?
 -Ne keto takime, ne jemi munduar t’i japim mbeshtetjen tone presidentit per detyren shume te rendesishme qe ai ka marre mbi vete. Ai duhet te krijoje kushtet e caktuara qe politikanet e vendit te gjejne nje zgjidhje per krizen aktuale politike. Ne nuk kemi prezantuar asnje propozim ne tavolinën e presidentit. Kjo është një përgjegjësi e vetë presidentit.

Si i vlerësoni hapat e hedhur deri tani qoftë në tryezën e presidentit, qoftë edhe pas saj, për zgjidhjen e këtij momenti?
-Tryeza e presidentit po organizohet në çastin e duhur. Në këtë rast, rreziku qëndron tek përgjigja  që Komisioni Evropian do të japë për pyetjen: A lejon gjendja demokratike në Shqipëri Komisionin Evropian që të rekomandojë fillimin e negociatave për aplikimin e Shqipërisë për t’u bërë pjese e Bashkimit Evropian? Nëse parliamenti vazhdon të mos funksionojë në mënyrë normale rreziku që Komisioni Evropian të mos japë një rekomandim pozitiv është më i madh. Në këtë aspekt, roli i presidentit për ta ndihmuar këtë vend të dalë nga kriza dhe të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Deri tani, maxhoranca po deklaron se nuk ka një krizë institucionale në vend, se parlamenti funksionon, se ligje miratohen aty, se institucionet e qeverisë funksionojnë. Pra, nuk ka një krizë të mirëfilltë institucionale, ka një krizë politike, që më tepër është krizë e pozitës se sa një krizë e të gjithë politikës shqiptare. Çfarë mendoni për këtë?
-Parlamenti funksionon, por në një mënyrë shumë të kufizuar. Parlamenti nuk ka mundësi të miratojë ligje të rëndësishme me një maxhorancë të kualifikuar. Parlamenti nuk e ka mundësinë të diskutojë një pjesë ligjesh, të cilat kanë rëndësi për vendin. Ata nuk kanë mundësinë të dëgjojnë argumentet e opozitës. Parlamenti nuk ka mundësinë të marrë vendime të rëndësishme për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Ky është një problem shumë i madh. Mosfunksionimi i parlamentit shqiptar përbën një problem shumë të madh për funksionimin normal të demokracisë në Shqipëri.

A mund të themi që ka një krizë institucionale në Shqipëri?

-Unë nuk dua të përqëndrohem tek fjalë të veçanta, por thashë se ka një problem me funksionimin normal të demokracisë.

Në fakt, deri tani, palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Maxhoranca flet për vendime gjykatash, të cilat nuk mund të prekin kutitë, dhe nga ana tjetër kemi opozitën që kërkon hapjen e kutive. Ju tashmë jeni familjar me çështjen. Si mendoni se do të vijë zgjidhja në një moment kur palët janë kaq larg njëra-tjetrës?
-Të dyja palët kanë diçka të përbashkët, i cili është angazhimi i tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ky fakt nuk na befason sepse sipas sondazhit të fundit të Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare 89% e popullsisë shqiptare janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian dhe 82% thonë se integrimi në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për ta në aspektin personal. Qëllimi i Bashkimit Evropian është të gjejë një kompromis mes strategjive të politike të partisë demokratike, LSI-së dhe Partisë Socialiste. Në këto kushte, jam i bindur se drejtuesit politikë të Shqipërise do të gjejnë një zgjidhje, e cila do t’i lejojë ata të ecin përpara në rrugën për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Disa ditë më parë, BE nxorri një deklaratë, ku thuhej se duhen marrë masa për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe për të lejuar përparimin e vendit. Nëse e kthejmë këtë fjali mbrapsht, do të kishim: Nëse nuk marrim asnjë masë, ateherë nuk do të ketë asnjë hap përpara. Unë mendoj se politikanët shqiptarë janë në dijeni të rrezikut që i kanoset, si dhe kam besim se ata do të gjejnjë një zgjidhje.

Ç’do të thotë kjo? Nëse kriza politike në Shqipëri vazhdon, Bashkimi Evropian do të ndërpresë përafrimin që Shqipëria po bën me proçesin integrues, dhe se ne do të rrezikojmë edhe liberalizimin e vizave? 
-Siç e dini, Bashkimi Evropian po përgatit një raport për mundësinë e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kriteri politik, funksionimi normal i demokracisë, ka peshën më të rëndësishme në këtë kontekst. Mendoj se do të jetë e vështirë që komisioni të japë një mendim pozitiv, të paktën përsa i përket kriterit politik, nëse Shqipëria nuk i jep fund së shpejti mosfunksionimit normal të parliamentit. Përsa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian do t’i paraqesë një rekomandim Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në bazë të një analize, e cila do të jetë shumë objektive dhe do të bazohet tek kërkesat konkrete. Puna e Bashkimit Evropian është neutrale dhe objektive. Por pastaj, do të jenë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që do të vendosin nëse do ta lejojnë liberalizimin e vizave në Shqipëri apo jo. Dhe sigurisht, vendimet të tilla janë gjithmonë vendime politike. Nuk dua të spekuloj për vendimin e ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Çfarë ndodh nëse opinoni, për atë që ju e quajtën edhe pjesën më të rëndësishme për vendimin që do të japë Bashkimi Evropian për funksionimin e demokracisë dhe situatën politike në Shqipëri, është negativ?
-Në këtë rast, po flas duke konsideruar situatën aktuale në vend, pa dhënë një gjykim të plotë. Bashkimi Evropian mund të thotë: Ne rekomandojmë që Shqipëria të fitojë statusin e një vendi kandidat për t’u pranuar në Bashkimin Evropian, por nuk rekomandojmë hapjen e negociatave për pranimin në BE. Për ta bërë këtë, duhet të plotësohen disa kushte. Ose, BE mund të thotë: Ne nuk e rekomandojmë dhënien e statusit të vendit kandidat për t’u pranuar në BE për Shqipërinë.

Le të vazhdojmë të flasim për skenarin negativ! Çfarë ndodh nëse tryeza e presidentit dështon?
-Ju thoni se duhet të flasim për skenarin negativ, por unë mendoj se nuk ka asnjë qëllim të flasim për këtë gjë.  Unë jam optimist se ne mund të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë. Shqipëria është e interesuar që ky rast të mos dështojë. Ajo nuk duhet ta konsiderojë situatën  në të cilën nuk mund të gjejë një zgjidhje.

Ku e bazoni optimizmin tuaj? Ju e patë që tryeza e parë e bisedimeve nuk pati asnjë rezultat. Nuk di çfarë bisedoni me presidentin sa herë që e takoni, por të paktën palët nuk duken të kenë ndonjë sinjal pikëtakimi.
-Besimi im bazohet tek logjika. Integrimi në Bashkimin Evropian është kaq i rëndësishëm për Shqipërinë. Ai mbështetet nga drejtuesit politikë në vend, ai mbështetet nga shqipëtarët... Në këtë kontest, si mund të supozojmë që politikanët e Shqipërisë të mos përfitojnë nga mundësia që ka krijuar presidenti i republikës për t’i dhënë fund kësaj situate, e cila do ta rrezikonte integrimin e Shqipërisë në BE.

Mendoni se do të ketë një zgjidhje përpara 22 shkurtit kur pritet të vijnë edhe monitoruesit e Këshillit të Evropës?
-Nuk më pëlqen të spekuloj për data. Por ju keni të drejtë kur thoni se kjo datë është shumë e rëndësishme. Sigurisht, ekziston edhe data 6 mars, data e skadimit të mandatit, seanca plenare në datën 4 mars. Gjithashtu do të kemi krijimin e një komisioni përsa i përket marrëdhenieve mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, i cili do të organizohet në 12 mars, këtu në Tiranë. Pra, në të ardhmen kemi një numër takimesh të rëndësishme. Unë e di që  komisioneri i ri i Zgjerimit, z. Fyler, i monitoron me shume kujdes zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai pret që shume shpejt të ketë hapa konkrete për të ecur përpara.

Intervistoi: Eni Vasili
Përktheu: Denada Janaqi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 17 shkurt 2010 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Advertisement

Cherie Blair viziton Tiranën. Rezart Taçi: Blair "kumbara" e Alsat

Cherie Bler, bashkeshortja e ish- kryeministrit britanik Tony Blair viziton per here te pare Shqiperine. Ardhja e saj ne Tirane, u realizua pas nje ftese private te familjes Taci.

AKTUALITET

article thumbnail"Studio e Hapur" mbyll sezonin e pestë

e mërkurë , 28 korrik 2010

"Studio e Hapur" me emisionin e të martës mbrëma mbylli sezonin e pestë, për tu rikthyer vjeshtën e ardhshme. Përgjatë këtij sezoni ky program...

Artikuj të tjerë