| Përkatësia fetare e etnike, Pollo: Rregjistrimi vetëm për shqiptarët që banojnë në Shqipëri |
|
|
|
| e mërkurë , 03 shkurt 2010 | |
Shqiptaret qe punojne dhe jetojne jashtë Shqiperise nuk jane pjese e regjistrimit te popullsise. Ministri i shtetit Genc Pollo, i cili beri te njohur nismen e qeverise per rregjistrimin e popullisiseë sipas perkatesise fetare dhe etnike tha ne emisionin “Studio e hapur” ne Alsat se ky projekt eshte per 3.2 milione shqiptare ne Shqiperi.
“Ashtu sic mbeten 700 mijë shqiptarë, dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre vjen për të votuar kur zgjidhet kuvendi, po ashtu ata 700 mijë në masën 99% apo 99.5% gjithashtu do mbeten në Greqi dhe nuk do çajnë kokën të vijnë vetëm për t’i thënë anketuesit të INSTAT që ‘jam edhe unë’. Çfarë ka gabim nëse Repoba niset për të rregjistruar 3.2 milionë shqiptarë që janë banorë në Shqipëri dhe jo 200 mijë shqiptarë që janë në Nju Jork dhe në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara? Repoba rregjistron çdo shqiptar që në momentin që bëhet rregjistrimi ndodhet fizikisht në Shqipëri” tha Pollo. Sipas Zotit Pollo ata qe kundershtojne perfshirjen e deklarimit të perkatesise fetare dhe etnike ne formularin e regjistrimit kane komplekse inferioriteti. ”Është një frikë e pasupozuar dhe e bazuar tek paragjykimet, ek supozimet dhe tek komplekset dhe më vjen keq ta them, por dhe tek komplekset e inferioritetit” tha Pollo. Persa i perket situates politike ne vend ministri i shtetit Genc Pollo thote se kutite nuk do te hapen. Madje sipas tij nderhyrja e keshillit te europes me nje rezolute ishte e panevojshme pasi klasa politike duhet te zgjidh vete situaten. “Për mua nuk është fort e pëlqyeshme që institucione të huaja. Sado të respektuara, të merren me zgjidhjen e një problemi të brendshëm shqiptar. Është një stad që nga ’96 në 2005 duhet ta kishim kapërcyër” tha Pollo. Taulanta Boja |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|