Analisti hungarez: Budapesti i ndihmoi Gruevskit nën presionin e Moskës

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, Gabor Dori nga Instituti për Zgjidhje Politike në Budapest tha se Hungaria i ka ndihmuar ish kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski nën presionin e Rusisë.

Sipas Dorit, miqësia midis Gruevskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban është edhe një tjetër arsye se pse ish udhëheqësi maqedonas po fshihet në Budapest.

Ai tha se opinioni publik në Hungari është i ndarë, sepse mediat e kontrolluara nga partia në pushtet e udhëhequr nga Orban nuk i kushtonin shumë vëmendje rastit, ndërsa opozita sipas tij ka bërë kritika serioze në lidhje me rastin.

Arsyeja për e vendimit për të lejuar hyrjen e Gruevskit në Hungari nuk korrespondon me politikën dhe ligjet zyrtare të refugjatëtve në Hungari. Ata kanë qëndrime hipokrite dhe e zbatojnë këtë politikë vetëm në rastet kur qeveria vlerson ashtu dhe në bazë të marrëdhënieve personale të kryeministrit me personin në fjalë “, tha analisti për Radio Nacionale Bullgar.

ALSAT